Veprimtari Sokol Poga festoi 70-vjetorin e lindjes, bashkë me të festuan disa nga figurat qendrore të UÇK-së

29 shtator 2025 | 13:00

Veprimtari i çështjes kombëtare dhe veterani i UÇK-së nga Shqipëria, Sokol Ismajl Poga, ka festuar 70-vjetorin e lindjes.

Në festën e ditëlindjes së tij kanë marrë pjesë disa nga figurat qendrore të UÇK-së, Azem Syla, Xhavit Haliti, Elmi Reçica, Nait Hasani, Kudusi Lama, Fatos Klosi, etj.

Me këtë rast, deputeti i PDK-së, Elmi Rexhica ka thënë se Sokol Poga tërë jetën ia ka kushtuar atdheut dhe çështjes kombëtare.

“Mbrëmë në Durrës së bashku me bashkëluftëtarë, bashkëveprimtarë dhe mbështetës të çështjes kombëtare nga të gjitha trojet shqiptare, festuam 70-vjetorin e bashkëluftëtarit, mikut dhe veteranit të UÇK-së, Sokol Ismajl Poga. Sokoli, me një jetë të tërë në shërbim të atdheut dhe çështjes kombëtare, së bashku me familjen e tij, mbetet shembull i gjallë i përkushtimit, guximit dhe vlerave që na mbajnë të bashkuar si komb. I uroj shëndet, lumturi dhe shumë vite të tjera të mbushura me gëzim pranë familjes e miqve. Gëzuar Koli”, ka shkruar Reçica në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dinamit Gubetini është dizajner grafik i cili aktualisht punon si…