Veprimtaria e kompanive të sanksionuara nga Serbia që akuzohen për eksportim në Rusi

02 prill 2026 | 11:38

Edhe dy vjet pasi u vendos në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara nën akuzat për eksportimin e mallrave të sanksionuara në Rusi, një kompani serbe vazhdon ta ushtrojë veprimtarinë.

Kompania e sanksionuar, “TR Industries”, tani vepron nën një emër tjetër: Onderon Systems, ka zbuluar “Radio Evropa e Lirë (REL)”.

As pas sanksioneve perëndimore, eksportet e kësaj kompanie nuk u ndalën, tregojnë të dhënat doganore në të cilat i ka parë “REL”-i.

Kompania “Onderon Systems”, sipas të dhënave më të fundit, në vitin 2024 eksportoi mallra me vlerë gati 750 mijë euro në Rusi, ndërsa dërgesa me vlerë rreth 500 mijë eurove përfunduan në Indi.

Megjithatë, nuk ka të dhëna se çfarë eksportoi dhe kujt ia drejtoi, dhe vetë kompania nuk u është përgjigjur këtyre pyetjeve deri në kohën kur u botua teksti.

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar prezantuan një sistem gjithëpërfshirës sanksionesh dhe kontrollesh të eksportit për të parandaluar Kremlinin nga financimi i luftës.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni: KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familja e aktorit të ndjerë Chuck Norris paralajmëron padi kundër…