VEPRIMTARINË E TYRE ATA NUK E NDALËN EDHE PAS VUAJTJES SË BURGUT

19 janar 2023 | 23:22

Bejtullah Tahiri

Të nderuar të pranishem !
Mirë se keni ardhe në këtë akademi mirënjohjeje të organizuar nga Shoqëria Lëvizja, Shoqata e të Burgosurve Politik në bashkpunim me Komunën e Gjilanit.
Ndjehem i privilegjuar që flas në këtë akademi për shokët e OMLK-së që kam punuar me ta dhe që kem bërë aksione të përbashkëta që për opinionin nuk janë mirë të njohura.
Dihet se OMLK-ja veproj gjatë, ndoshta më së gjati prej të gjitha organizatave të fshehta në sajë të rregullave strikte dhe respektimit të një konspiracipni të thellë.
OMLK-ja në Gjilan nga viti 1974 -1981 veproi e punoi jo vetëm në Gjilan por në tërë hapsirat shqiptare të robrara, si në Kosove, Maqedoninë e Veriut e Kosovën Lindore.
Anëtarët e OMLK-së, të rrethit të anmoravës ishin :
Hydajet Hyseni, Kadri Zeka, Saime Isufi, Nazmi Hoxha, Ilmi Ramadani, Bejtullah Tahiri,Hasan Mala, Ismet Isufi, Basri Musmurati, Naim Salihu, Sami Hoxha, Shemsedin Hoxha, Shaip Ismajli, Abdullah Tahiri, Sadri Sherifi, Xhevat Ajvazi, Sabit Rexhepi, Nijazi Idrizi, Xhymshit Osmani, Xhezide Osmani, Selim Ahmeti, Farush Mjaku, Hysen Demelezi, Tahir Lubishtani. Kishte edhe shumë simpatizant që nuk kursyen asgjë nga vetja.

Aksionet e bëra nga anëtarët e OMLK-së që tronditën jo vetëm armiqt në Kosovë por edhe tërë ish federaten jugosllave ishin të shumta por unë po dalloj:
• Trakti për rëndësinë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në vitin 1978,
• Trakti –vizitës së Titos në Kosovë në vitin 1979,
• Regjistrimi i popullsisë shqiptare në maqedoni në vitin 1981,
• Shkruarja e parullave
• Demonstratat e 81
• Angazhimi ne uçk
Të gjitha aksionet e asaj kohe janë bërë me vendim të Komitetit Drejtues të OMLK-së.
Trakti për 100 vjetorin e Lidhjen Shqiptare të Prizrenit
Ky trakt është shtyp në banesen time në Mitrovicë, bashkë me Hydajet Hysenin që isha duke e mbajtur ilegal.
Viti ishte 1978, dmth 100 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Trakti u shpërnda në Prishtinë pothuaj se në të gjitha lagjet e saj.
Pjesmarrës në shpërndarje ishin të gjithë anëtarët e Komitetit Drejtues dhe Ekzekutiv, prej të cilve nga Gjilani ishim Hydajet Hyseni, Saime Isufi dhe unë.
Përbërja e traktit kishte si objektiv sqarimin e popullit mbi rëndësinë e Lidhjes së Prizrenit e cila nga pushtetarët e armiqt tanë kishte tendenca të shtrembrimit dhe zbehjes së rëndësisë së saj që luajti në histori.
Ndërsa saj për ket teknikës sonë, që posedonim atëherë, sot është qesharake të krahasohet me tekniken e kohes.
Mënyra e shtypjes së traktit ishte shumë e thjesht, por në ato kushte shumë efikase.
. Materiali që posedonim ishte:
. Një makinë shkrimi,
. Letra dyelli, apo matrica si quheshin në librari,
. Letra afër 1000 copë,
. Disa tuba karboni,
. Një pjesë basëm prej gjysmë metri,
. Një qelq të madhësisë A4,
. Librin e Materializmit Dialektik dhe Historik,
. Si dhe një fie tel gjymë metri.
Mënyra e shtypjes:
Së pari makinës së shkrimit i hoqëm shiritin dhe në letrën e dyllit shtypëm tekstin e traktit.
Pastaj librin e vendosëm si bazë dhe mbi të qelqin e formatit A4. Mbi të letrën që do bëhet trakt.
Letrën e dyllit e bashkuam me basëm dhe e shtrim mirë dhe mbi basëm e hudhëm karbonin.
Nga makina e shkrimit hoqëm boshtin e saj dhe fijen e telit e lidhëm për dy skajet e boshtit.
Boshti na shërbente për shpërndarjen e karbonit mbi basëm dhe kur e kalonim boshtin dy herë, mjaftonte që me kaq të shtypej një trakt.
Kështu deri në mëngjes i shtypëm 550 trakte.
Pastaj kjo formë u profesionalizua pak më mirë dhe shokët tjerë edhe nëpër celula kështu vepronin.

Tarkti rreth vizitës së udhëheqësit të Federatës Jugosllave- Titos, në Kosovë më 1979, sqaroi bindshëm, cili ishte qëllimi i vizitës së tij në vendin tonë.
Duke e sqaruar popullin me të vërtetat, propaganda që kishin bërë pushtetarët e atëhershëm për prijsin e tyre si pejgamber, trakti i OMLK-së zbehu dukshëm figurën e tij, siç u shkrua edhe në shkrimet tjera të OMLK-së, se ai ishte një gjakpirës që kishte fut Kosovën nën ombrellën Jugosllave, bile mos të kish qenë vendosmëria e prijësit legjendar të shqiptarëve, Enver Hoxhës, ai do të kishte futur edhe Shqipërinë nën pushtimin jugosllav.
Shpërndarja e këtij trakti ishte tronditëse për pushtetarët.
Ky aksion i tronditi ata sepse mendonin se me burgosjen e nderit të kombit Adem Demaçi, Grupit Revolucionar, Rexhep Mala, Iimi Ramadani e shumë të tjerë, veprimtaria e fsheht ishte shuar.
Por jo ajo kishte vazhduar aktivitetin dhe ishte shndrruar nga Grup Revolucionar në Organizatë për të kryer aksione me përmasa të mëdha në tërë Kosovën e më gjerë.
Ky trakt u shpërnda në tërë Kosovën nga anëtarët e OMLK-së e nga Gjilani pjesmarrës të këtij aksioni ishin:
• Hydajet Hyseni, Nazmi Hoxha, Bejtullah Tahiri, Shaip Ismajli, Saime Isufi, Shemsedin Hoxha, Naim Salihu, Xhevat Ajvazi,
Ndërsa trakti i rreth regjistrimit të popullsisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut u pergatit në shtëpinë time në Malishevë nga Nazmi Hoxha dhe unë.
Ky trakt u shpërnda në vitin 1981 nga Nazmi Hoxha, Sabit Rexhepi, Selim Ahmeti, shokët nga Kaqaniku Ferid çallaku, Kadri Luzha dhe unë.
Trakti kishte qellimin e skjarimit të shqiptarëve që të regjistrohen shqiptarë e jo mysliman.
Duke u regjistruar kështu ata nuk e humbin identitetin e tyre dhe shtohej numri i popullsisë shqiptare.
Aksionet e shkrimit të parollave me përmasëa të mëdha për Republikën e Kosovës dhe prishja e atyre jugosllave u bë gjithashtu edhe nga djemt e vashat e anamoravës.
Në këto aksione ishin të angazhuar të gjithë anëtarët e OMLK-së të rrethit tonë.
Gjithashtu edhe pjesmarrja dhe udhëheqja e demonstratave të Praverës 81` e viteve të 90-ta ishte poashtu nga anëtarë të OMLK-së e të LPK-së, si Kadri Zeka, Zija Shemsiu, Hydajet Hyseni, Abdullah Tahiri, Xhevat Qerimi e shumë të tjerë.
Shumica e anëtarëve të OMLK-së u burgosen dhe u denuan me 105 vjet burg.
Veprimtarinë e tyre ata nuk e ndalen edhe pas vuajtjes së burgut.

Angazhimi maksimal, puna e palodhshme ditën e natën e këtyre njerzve të devotshëm bëri që të vim deri te organizimi i Ushtrisë çlirimtare të Kosovës e udhëhequr nga Komandanti Legjendar Adem Jashari, e në zonën e Karadakut nga heroi i kombit Abdullah Tahiri e ish Komandanti Ahmet Isufi.

Duke qenë krenarë për veprën që bënë djemt e vashat e OMLK-së të kësaj ane shpresoj se edhe historia do shkruaj në të ardhmen për veprat e tyre të arta, atdhetare e liridashëse që padyshim se shtetin e Kosovës do mbesin shtylla të çelikta.

Respekt për të gjithë veprimtarët e OMLK-së e të LPK-së!
Lavdi Heronjëvëe dhe Dëshmorëve të Kombit!

Gjilan më, 17.01.2023

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ismet Sylejmani Për dallim nga rrethet tjera organizative dhe krahinat…