Verona bën mrekullinë ndaj Torinos

15 dhjetor 2019 | 14:38

Skuadra e Veronas me Amir Rrahmanin dhe Marash Kumbullan në formacion ka bërë mrekullinë në ndeshjen ndaj Torinos, pasi arriti të nxjerr barazim edhe përkundër faktit se ishte duke humbur me rezultat 0-3.

Cristian Ansaldi  realizoi dy gola dhe një tjetër e shtoi Alex Berenguer për epërsinë e mysafirëve 0-3, por vendasit nuk u dorëzuan dhe arritën të barazojnë rezultatin 3-3. Golashënues ishin Giampaolo Pazzini nga penalltia, Valerio Verre dhe Mariusz Stepinski.

Dyshja shqiptare Rrahmani-Kumbulla kanë luajtur gjithë takimin për Veronën dhe regjistruar paraqitje të mirë, ani pse skuadra e tyre pranoi tre gola.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizatat e Shoqërisë Civile kanë kërkuar ruajtjen e integritetit institucional…