
Verona dhe Beshiktashi në garë për Ismajlin
20 qershor 2025
| 14:34
Verona po lëviz në merkato dhe në listën e dëshirave është një lojtar shqiptar. Një nga idetë më konkrete, shkruan L’Arena, është ajo e Ardian Ismajlit, kontrata e të cilit me Empolin skadon në fund të muajit.
Tratativat do jenë të vështira për klubin nga Verona, pasi Ismajli ndiqet në Turqi nga Besiktas. Paga e tij prej 900 mijë eurosh bruto është në përputhje me mundësitë e klubit të Veronës, por konkurrenca në merkato mbetet një problem më vete.
Ismajli ka luajtur 29 ndeshje në sezonin e kaluar, me paraqitjet që kanë qenë dinjitoze.