Verratti: Të tregojmë se ndaj Bayernit jemi të fortë 

08 mars 2023 | 12:17

Mesfushori italian i PSG-së, Marco Verratti, ka folur në konferencën për shtyp të klubit në prag të ndeshjes së kthimit ndaj Bayern Munich, ku “bavarezët” fituan sfidën e parë minimalisht në Paris, dhe sot caktohet çerekfinalisti i parë.

“Do të na duhet një lojë e shkëlqyer kundër një ekipi të madh, por jemi të sigurt dhe të gatshëm. Ne folëm me njëri-tjetrin pas disfatës së parë dhe fituam tri ndeshje nga tri. Kemi rifituar besimin dhe drejtimin, por nesër duhet të dëshmojmë se jemi 100% të fortë. Mbappe vendimtar? Kylian është Kylian. Ne jemi me fat që e kemi këtu, ai ka një personalitet të madh dhe ne kemi nevojë për lojtarë si ai. Ne kemi besim, asgjë nuk ka humbur, ne po luajmë për diçka të madhe dhe gjithmonë na pëlqen të kemi atë presion në ndeshje të mëdha Jam i sigurt që do bëjmë më të mirën”, ka thënë Verratti.

“A do mbrohet Bayern? Bayern do luajë futbollin e tij, shumë agresiv dhe intensiv, me lojtarë që janë të fortë në duelet një kundër një. Duhet të ndryshojmë sa më shumë, kjo mund të ndryshojë shumë gjëra, por nuk mendoj se Bayerni do ndryshojë mënyrën si do luajë”, ka shtuar Verratti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Miliarderi i teknologjisë Bill Gates ka një pasuri prej më…