Vërshime në Fushë-Kosovë, evakuohen shtatë familje

08 janar 2026 | 08:18

Drejtori i Shërbimeve Publike në Fushë Kosovë, Izja Mjeku ka folur rreth vërshimeve që kapluan këtë komunë ditëve të fundit.

Ai ka bërë të ditur se shtatë familje janë evakuuar në komunën e Fushë Kosovës.

Pas reshjeve të dendura të shiut, gjatë mbrëmjes kanë filluar edhe reshjet e borës, për çka Mjeku thotë se ekipet e mirëmbajtjes kanë filluar menjëherë pastrimin e rrugëve, transmeton Klankosova

Megjithatë, rruga kryesore “Nëna Terezë” nuk e ka pasur fatin e njëjtë.

Në emisionin “Ora Shtatë”, Mjeku tha se rruga kryesore nuk është kompetencë e tyre por e ministrisë.

Po ashtu, ai u bëri thirrje vozitësve të tregojnë kujdes në komunikacion dhe të i përshtaten shpejtësisë dhe kushteve të rrugës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Magjistralja Mitrovicë-Prishtinë aktualisht është e mbuluar nga bora, duke vështirësuar…