Vërshimet në Pejë, Kurti thotë se qeveria do të ndihmojë në tejkalimin e pasojave

25 qershor 2023 | 12:25

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas vërshimeve në Pejë.

Ai ka thënë se Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar me kapacitetet e saj me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave që të ndihmojë në përballimin dhe tejkalimin e pasojave të vërshimeve.

Kurti ka bërë me dije se tre ministra janë angazhuar për t’u koordinuar me komunën e Pejës për këtë situatë.

Kryeministri ka ngushëlluar edhe familjen Ademaj me rastin e humbjes së dy anëtarëve si pasojë e vërshimeve.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të jetëve të dy qytetarëve tanë, Dion Ademaj dhe Mirsada Ademaj, nga vërshimet e mbrëmshme në Pejë. Kjo humbje e madhe për familjet Ademaj dhe Hoxhiq është humbje e madhe për vendin tonë. Në këto ditë të rënda, dhembjen e ndajmë bashkë me familjarët dhe miqtë e tyre. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka ngushëlluar familjen Ademaj, pas…