Vërshimet në Shqipëri, evakuohen qindra familje

03 dhjetor 2017 | 22:48

Autoritetet e Shqipërisë thonë se përkundër reshjeve më të dobëta dhe nivelet më të ulëta të lumenjve, mijëra shtëpi dhe shumë shkolla janë dëmtuar, ndërsa toka bujqësore ende është e vërshuar.

Qeveria ka njoftuar se të dielën600 familje janë evakuuar në dy rajone jugperëndimore. Mëse 3 mijë shtëpi, 56 shkolla dhe 16 mijë hektarë tokë bujqësore janë vërshuar.

Shumë rrugë dhe 28 ura janë dëmtuar, raporton agjencia “AP”. Autoritetet kanë filluar llogaritjen e dëmeve për shqyrtimin e kompensimeve financiare. Së paku një person ka humbur jetën gjatë disa ditëve të fundit nga të reshurat e mëdha, që shkaktuan vërshime në shumë pjesë të Shqipërisë.

Portet dhe i vetmi aeroport ndërkombëtar në Tiranë, janë mbyllur përkohësisht për një pjesë të fundjavës. Shkollat ishin mbyllur të premten dhe Ministria e Arsimit pritet të vendos së shpejti se çka do të bëhet për procesin e mësimit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se…