Vërshohet Prizreni
27 tetor 2025
| 08:15
Reshjet e mëdha të shiut po bien thuajse pandalur tash e dy ditë, kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim në disa zona të Kosovës.
Në Prizren, është rritur dukshëm niveli i Lumbardhit, e derisa në Hoçë janë vërshuar disa rrugë.
Po ashtu edhe në lagjen Arbana, ka pasur vërshime të bodrumeve në disa shtëpi.
Në vazhdim ju sjellim pamjet e siguruara nga TV Prizreni.



