Verstappen: Jam i sigurt që Yamal në të ardhmen do të fitojë ‘Topin e Artë’

11 shtator 2025 | 13:00

Max Verstappen, katër herë kampion bote në Formula 1, në një intervistë për gazetën spanjolle “El Mundo Deportivo”, foli jo vetëm për sportin e tij, por edhe për futbollin dhe klubin e zemrës, Barcelona. Piloti holandez rikujtoi se edhe verën e kaluar kishte besim te emërimi i Hansi Flick për të drejtuar katalanasit dhe komentoi mundësitë e talentit të ri, Lamine Yamal, për të fituar “Topin e Artë”.

“Edhe verën e kaluar kisha besim te Barça, por ndonjëherë ndjeva pak shqetësim, sepse rivaliteti mes Barcelonës dhe Real Madridit është gjithmonë i fortë. Megjithatë, më pëlqen stili i lojës me Flick; është shumë ofensivë dhe ndonjëherë merr rreziqe në mbrojtje. Por, deri tani, po funksionon mirë”, ka thënë Verstappen.

Ai ka shtuar se ajo që po bën Yamal është e jashtëzakonshme për moshën e tij dhe shprehu bindjen se talenti i ri do të arrijë suksesin më të madh: “‘Topi i Artë’ jepet për më të mirin dhe pas epokës së Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk ka ende një fitues të qartë. Por jam i sigurt që Yamal do të fitojë ‘Topin e Artë’ në vitet e ardhshme”, ka përfunduar Verstappen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda e atletikës botërore, Usain Bolt, është rikthyer në qendër…