Verstappen: Këtë vit nuk besoj shumë të titulli

23 qershor 2025 | 11:55

Në Kanada, për herë të parë këtë sezon të Formula 1, McLaren nuk pati asnjë pilot në podium dhe kjo i dha mundësi Max Verstappen (i dyti në Montreal) të ngushtojë disi diferencën me rivalët. Piastri tashmë është +43 pikë ndaj holandezit të Red Bull, që nuk ka shumë pritshmërti se do të shpallet kampion edhe këtë vit. Verstappen ka triumfuar në 4 sezonet e fundit.

“Çfarë duhet të ndodhë që unë dhe Oscar të kemi një sfidë të drejtpërdrejtë? Të jem i sinqertë, shumë gjëra duhet të ndodhin. Para së gjithash, duhet të fillojmë të fitojmë gara më shpesh, duke u bërë më konkurrues”, ka thënë Verstappen. “Në Kanada patëm një fundjavë e mirë, por jo mjaft konkurruese. Ne kemi gara ku mund të fitojmë sërish këtë sezon, por ne duhet ta kemi makinën më të shpejtë dhe t’ua bëjmë më të vështirë rivalëve”, ka shtuar holandezi.

“Disa modifikime do të vijnë, por a do të mjaftojnë? Në këtë sport diferencat janë të vogla, që mund të japin rezultate më të mira çdo fundjavë. Deri më tani McLaren ka treguar gjatë se është e jashtëzakonshme, ata janë të vështirë për t’u mposhtur”, ka përfunduar Verstappen.

Në fund, piloti i Red Bull komentoi: “Ata patën një fundjavë jo të mirë në Kanada, por ata janë ende në të vërtetë favoritët në Austri. Ne nuk do të duam të jemi një kafshatë e lehtë për ta. Të përpiqemi të përmirësojmë makinën tonë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas dështimit të radhës në konstituimin e Kuvendit, kryetari i…