
Verstappen: Në Imola do të luftoj për fitoren
“Mund të synoj të fitoj aty ku është e vështirë të parakalosh”, pat thënë Max Verstappen në fund të garës së Formula 1 zhvilluar në Majemi. Edhe pse e nisi atë garë nga “pole” ai e kishte të pamundur t’i mbante pas dy makinat McLaren.
Por, gara që zhvillohet këtë të diele në Imola mund të jetë një fundjavë e mirë për pilotin holandez të Red Bull. Një garë ku ai mund të luajë në mbrojtje, ashtu si në Suzuka, nëse holandezi arrin të marrë kryesimin e garës. Në Emilia Romagna, Verstappen ka fituar për tre edicione radhazi dhe ka qenë dy herë në “pole”: “Këtë javë u ktheva në fabrikë me ekipin në simulator, gjë që ishte pozitive. Ekipi ka punuar shumë shumë dhe do të duhet të fillojmë fort menjëherë”.
“Imola është një pistë ikonike dhe e vjetër, shumë teknike dhe gjithmonë më pëlqen të garoj aty. Është e vështirë të parakalosh, kështu që kualifikimet do të jenë vendimtare”, u shpreh Verstappen, që synon fitoren në Itali.