Verstappen: Për herë të parë ndjeva mbështetjen e tifozëve në Monza

09 shtator 2025 | 12:00

Në pistën e Monzas erdhi fitorja e tretë e sezonit për Max Verstappen, e 66-ta në karrierën e tij. Duket se Italia i ka sjellë fat kampionit të botës në Formula 1, pasi ai triumfoi edhe në pistën e Imola, 112 ditë më parë. Një fitore e merituar, me një diferencë të madhe ndaj McLaren, duke rikthyer buzëqeshjen te piloti holandez.

“U nisa i pari dhe ne kishim ritmin për të zbatuar strategjinë tonë”, ka deklaruar Verstappen. “Makina ishte e jashtëzakonshme dhe shpresoj që të ketë këtë ritëm deri në fund. Për fat, gjithçka shkoi mirë dhe jam i kënaqur, pasi tregon se puna që po bëhet është ajo e duhura”, ka shtuar piloti holandez.

Duke folur për mbështetjen e tifozëve të Ferrarit në këtë garë, ai ka deklaruar: “Është hera e parë që kam ndjerë kaq shumë mbështetje nga fansat. Dy herët e tjera që kam fituar, kam mposhtur një Ferrari…”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy ndeshje 6 pikë të plota. Italia me Gennaro Gattuson…