Verstappen: Pistën në Holandë e kam më speciale, dua fitore

25 gusht 2023 | 13:47

Formula 1 rikthehet këtë fundjavë në pistën e Zandvoort, në Holandë, aty ku dy herë kampioni i botës Max Verstappen, synon të festojë para publikut të tij. holandezi synon të arrijë fitoren e 9-të radhazi me Red Bull, duke barazuar rekordin e Sebastian Vettel, të 10 viteve më parë.

“Gjatë pushimeve kam pushuar me familjen time. Hoqa totalisht mendjen nga Formula 1, fjeta mjaftueshëm dhe ndihem gati për të garuar sërish. Do të garoj në shtëpinë time, ndaj për mua kjo është një fundjavë e rëndësishme. Dua të vijoj në këtë rrugë që kam nisur, por në këtë sport nuk ka asgjë të sigurt”, ka thënë Verstappen.

“Dua të vazhdoj nga aty ku e lamë një muaj më parë, duke mos lejuar ulje të përqendrimit. Çdo vit, është e mrekullueshme të shohësh kaq shumë tifozë, ndërkohë që është një pistë që e adhuroj. E dimë që kemi një makinë të shpejtë, por duhet të jem të aftë të bashkojmë disa faktorë në një komponent të vetëm”, ka shtuar piloti holandez.

“Objektivi është i qartë, fitorja. Sidomos këtu në Holandë. Nuk mendoj shumë për rekordin e 9 fitoreve radhazi, pasi duhet punuar që të kemi një makinë të balancuar mirë. Këtë vit po dominojmë, gjë që ndodh një apo dy herë në karrierë, por do të më pëlqente më shumë rivalitet”, ka pohuar Verstappen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali, pasi ka mbyllur fushatën e blerjeve, ka nisur punën…