
Verstappen refuzon Ferrarin dhe Mercedesin
09 janar 2020
| 14:57
Max Verstappen ka rinovuar kontratën me makinën Red Bull deri në vitin 2023.
Piloti holandez ka hedhur kështu poshtë zërat e një transferimi të mundshëm te Mercedes apo Ferrari, pasi kontrata i skadonte në fund të këtij viti.
“Nuk keni parë ende asgjë. Më e mira është ende përpara”, ka deklaruar 22-vjeçari Max Verstappen. “Jam i lumtur dhe krenar që ndodhem te Red Bull. E nisëm këtë rrugëtim së bashku dhe do të vazhdojmë së bashku. Dua të fitoj me këtë makinë. Objektivi im është titulli kampion”, ka shtuar Verstappen.