Verstappen thumbon Ferrarin: Emri më i madh në F1, por unë garoj për të fituar dhe jo për famë

05 shtator 2025 | 12:42

Ka pilotë që do të pranonin menjëherë një telefonatë nga Ferrari edhe pa patur një makinë gati për të fituar. Megjithatë, ka nga ata që nuk e shohin tamam në atë mënyrë. Këto janë idetë dhe mendimet e Max Verstappen, i cili nga Monza e kritikon ashpër “kokëkuqen”.

“Mendoj se Ferrari është një markë e madhe. Të gjithë pilotët e imagjinojnë veten duke ngarë një makinë të tillë, por mendoj se aty qëndron gabimi. Unë kurrë nuk do të shkoja atje për të ngarë një Ferrari, por sepse do të shihja mundësinë e fitores”, ka thënë Max Verstappen. Kampioni botëror holandez, që garon me Red Bull, ka shtuar më pas: “Mendoj se nuk duhet ta lejosh

veten të ndikohesh nga emocionet dhe pasioni i një marke. Duhet të shkosh atje sepse mendon se është vendi i duhur për të fituar titullin”. Duke qëndruar te tema e Ferrari, Verstappen komentoi gjithashtu situatën e Leëis Hamilton, në vitin e tij të parë aty.

“Nuk di asgjë për atë që po ndodh brenda ekipit ose si po e përballon ai personalisht. Duhet të marrësh në konsideratë që ai po bashkohet me një ekip që tashmë ka një pilot shumë të fortë si Leclerc, i cili është i integruar mirë dhe gjithashtu flet italisht. Nuk është e lehtë të arrish dhe të mundësh një shok skuadre si ai”.  Është thënë shumë për të ardhmen e holandezit. Tani për tani, e vetmja siguri është se ai do të garojë edhe për Red Bull vitin e ardhshëm dhe pastaj do ta shohim, veçanërisht bazuar në rezultatet që ai arrin të arrijë. Emri i Max është lidhur më shumë se një herë me Mercedes dhe Aston Martin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reagim i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive…