
Verstappen triumfon në Monza
07 shtator 2025
| 17:10
Piloti i skuderisë Red Bull, Max Verstappen ka fituar Çmimin e Madh të Monzas në garën e Formula 1.
Verstappen ishte i pandalshëm, pasi e nisi garën nga “pole position” dhe e mbylli i pari. Krahas Verstappenit në podium përfunduan edhe dy pilotët e skuderisë së McLarenit.
Vendin e dytë, e zuri Lando Norris kurse i treti doli Oscar Piastri i McLarenit. Jashtë podiumit, përfundoi skuderia e Ferrarit pasi Charls Leclerc doli i katërti.