Verstappeni: Mund ta mposhti Hamiltonin

06 shkurt 2020 | 11:56

Në prag të fillimit të sezonit të ri në Formula 1, piloti holandez i Red Bullit, Max Verstappen, i ka lëshuar sfidën kampionit të botës, britanikut të Mercedesit, Lewis Hamilton.

Talenti 22-vjeçar holandez mendon se ky është viti i duhur për të treguar se mund të shpallet kampion bote, edhe pse pranon që ka nevojë për një makinë të shpejtë.

“Lewisi është një pilot i mirë, një nga më të mirët në qarkullim, por ai nuk është Zot. Ndoshta Zoti është me të në krah, por ai nuk është Zoti”, ka thënë Verstappen, që u shpreh se mund ta mposhtë rivalin britanik: “Sigurisht se e mund në pistë. Me një makinë të mirë e realizoj këtë gjë. Ky është një sport ku fitorja varet nga makina”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i ri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, ka pranuar…