
Verstappeni nuk largohet nga Red Bulli
28 korrik 2025
| 14:16
Zërat për një kalim të mundshëm të Max Verstappen te Mercedesi janë shuar, pasi katër herë kampioni i botës do të qëndrojë te Red Bulli, ku ka kontratë deri në vitin 2028. Spekulimet u ndezën pas një deklarate të Nelson Piquet Jr., kunati i Verstappenit, por Toto Wolff i ka mbyllur ato duke konfirmuar George Russell dhe Kimi Antonellin për vitin 2026.
Ndërkohë, Verstappeni nuk e aktivizon dot klauzolën e daljes nga kontrata, pasi ndodhet në vendin e tretë në renditje, pas Oscar Piastri dhe Lando Norris. Max është i kënaqur me drejtuesin e ri Laurent Mekies dhe synon të përgatitet për sezonin 2026 me ndryshime të mëdha teknike. Përfundimisht, ai mbetet i vendosur të vazhdojë me Red Bull, ndërsa gara e radhës do të zhvillohet në Hungari.