Vertonghen, lojtar i Benficas

13 gusht 2020 | 16:52

Jan Vertonghen do të jetë një lojtar i Benficas.

Mbrojtësi belg karrierën do ta vazhdojë në elitën e futbollit portugez. Gazetari i njohur dhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, raporton se një marrëveshje mes Benficas dhe Jan Vertonghen është arritur. Vertonghen do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me Benfican.

33-vjeçari belg në tetë sezonet e fundit ka qenë pjesë e Tottenhamit, për të cilën skuadër është paraqitur në 232 ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, ka njoftuar se janë shtuar…