
Vesa Vllasaliu përgjigjet rreth jetës private pasi prej kohësh flitet për një lidhje me Mirlind Dakun
Prej disa muajsh, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Vesa Vllasaliu, është në qendër të vëmendjes për shkak të një romance të përfolur me futbollistin e njohur të kombëtares së Kosovës, Mirlind Daku.
Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar publikisht një lidhje dashurie, fansat dhe ndjekësit në rrjete sociale kanë vërejtur detaje të shumta që nxisin dyshimet për një marrëdhënie mes tyre.
Vesa është mjaft aktive në Instagram, ku shpesh ndan momente nga përditshmëria e saj, por ruan një rezervë të qartë kur vjen puna te jeta private.

Pikërisht kjo ka shtyrë një ndjekës që t’i bëjë një pyetje të drejtpërdrejtë përmes opsionit “pyetje-përgjigje”.
“Kur po ia qet partnerit fytyrën edhe pse po e dimë se kush është, të lezetshëm dukeni ju kam parë”.
Reagimi i Vesës ka qenë i shkurtër, por domethënës: “Haha pse me ia qit? E ka profilin e vet, faleminderit”.
Me këtë përgjigje, Vesa nuk mohoi dhe as pohoi romancën, por zgjodhi të mos ekspozojë partnerin e mundshëm, duke lënë hapësirë për interpretime.
Deri më tani, as Daku nuk ka reaguar mbi zërat që e lidhin me bukuroshen nga BBVK2.
Megjithatë, ndjekësit e dyshes mbeten në pritje të një konfirmimi zyrtar apo të paktën një foto bashkë. Deri atëherë, dyshimet mbeten, e bashkë me to edhe vëmendja e pandërprerë e publikut.