Veseli: 17 shkurti i vitit 2008 ishte përmbushje e një ëndrre të hershme për liri e pavarësi

17 shkurt 2020 | 12:38

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka uruar pavarësinë e Kosovës për të gjithë qytetarët, duke kujtuar sakrificën e popullit shqiptar ndër breza si dhe luftën çlirimtare për liri.

Veseli në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Kosova si shtet i pavarur e demokratik është shndërruar në një faktor të rëndësishëm stabiliteti për rajonin dhe në një model të respektimit të të drejtave të njeriut.

“Urimet më të përzemërta bashkëqytetarëve të shtetit tonë dhe mbarë kombit shqiptar për përvjetorin e 12-të të Pavarësisë së Kosovës. 17 shkurti i vitit 2008 ishte përmbushja e një ëndrre të hershme për liri e pavarësi të shumë brezave, prandaj shpreh nderimin për të gjithë ata heronj, luftëtarë e veprimtarë që me sakrificat e tyre shekullore bënë të mundur ditët që gëzojmë sot”.

“Ne krenohemi me shtetin tonë të pavarur demokratik që është shndërruar në një faktor të rëndësishëm stabiliteti për rajonin dhe në një model të respektimit të të drejtave të njeriut e të pakicave. Prandaj, urime të veçanta për të gjithë ata që me përpjekjet e tyre të mëdha gjatë këtyre pak viteve pavarësi kanë bërë që Kosova të arrijë kaq shumë në ndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve të saj. Gëzuar për jetë e mot Pavarësinë, Kosovë!”, ka shkruar Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur seancë solemne me rastin…