
Veseli: Adem Mikullovci ishte aktor me nam në hapësirën tonë kulturore
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjen Mikollovci për vdekjen e aktorit Adem Mikullovci.
“Mikullovci si delegat i Kuvendit, i cili shpalli deklaratën Kushtetuese, dhe si aktor me nam në hapësirën tonë kulturore, do të mbetet përherë në kujtesën tonë të vlefshme kolektive, shenjë e patejkaluar”, ka thënë Veseli.
Postimi i plotë i Veselit në llogarinë e vet në “Facebook”:
Sot na la fizikisht aktori i njohur, Adem Mikullovci. Njeriu që përgjatë jetës së tij artin dhe politikën i përjetoi si qëllim për emancipimin e gjendjes shqiptare në Kosovë.
Mikullovci si delegat i Kuvendit, i cili shpalli deklaratën Kushtetuese, dhe si aktor me nam në hapësirën tonë kulturore, do të mbetet përherë në kujtesën tonë të vlefshme kolektive, shenjë e patejkaluar.
E njoha si njeri të mirë dhe mbetëm miq të respektuar deri në fund.
Ngushëllime familjes dhe miqve!