Veseli dhe vajza e tij ndaras festojnë ditëlindjen
31 maj 2021
| 09:42
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, sot ka ditëlindjen.
Veseli ka mbushur sot 54 vjet, ndërsa kjo është ditëlindja e parë që ai po e kalon në Hagë, pas arrestimit nga Specialja në vitin e kaluar.
Veseli ka lindur më 31 maj 1967 në fshatin Broboniq të Komunës së Mitrovicës.
Në të njëjtën ditë me ish-kryeparlamentarin, edhe vajza e tij, Rrita, sot ka ditëlindjen dhe i mbushë 10 vjet.




