Veseli: Do të kërkojmë drejtësi ndërkombëtare për masakrat, dhunimet dhe gjenocidin serb në Kosovë

30 prill 2019 | 19:54

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”, se Vasfije Krasniqi-Goodman e tha edhe sot se është vetëm drejtësia ajo që do të shërojë vuajtjet dhe plagët e saj nga lufta.

“Në Komitetin për Politikë të Jashtme të Kongresit Amerikan ajo, Ilir Bytyqi dhe ish-presidentja Atifete Jahjaga dëshmuan për krimet makabre të pushtetit serb ndaj qytetarëve të Kosovës. Janë edhe qindra e qindra krime të kryera në Kosovë, autorët e së cilave jetojnë të lirë dhe të pandëshkuar”, ka shkruar Veseli.

“Por, ne nuk do të harrojmë. Do të kërkojmë drejtësi ndërkombëtare për masakrat, dhunimet dhe gjenocidin serb në Kosovë. Falënderoj Kongresin Amerikan dhe kongresistin Eliot Engel që hapi dyert e kësaj shtëpie të madhe të demokracisë dhe lirisë në botë, për dëshmitë e dhunës së shkaktuar në Kosovë. Do të veprojmë pareshtur për të treguar të vërtetën në secilin kënd të botës”, ka shkruar ndër të tjera Veseli.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Komunës së…