Veseli: Do të krijojmë perspektivë dhe vende të punës që rinia mos të ikin nga Kosova

16 prill 2019 | 15:43

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se nuk do të lejojnë rininë që të dëshpërohet.

Këtë deklaratë Veseli e ka dhënë pas përurimit të objektit të palestrës sportive në Kaçanik.

Ai ka thënë se do të investojnë më shumë në rini, si dhe të krijojnë mundësi e vende të punës, në mënyrë që rinia mos të ikë nga Kosova.

Veseli ka thënë se Kosova është vend i shpresës dhe i rinisë.

Ai ka theksuar se Kaçanikut do t’ia rikthejnë pjesën e identitetit të vjetër, rrugën e kalldrëmit, e që sipas tij do të fillojnë këtë vit investim të madh, në mënyrë që të tërheqin investitorë dhe turistë në këtë komunë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Legjislacion ka miratuar raportin vjetor të Agjencisë Kundër…