Veseli: Hyzriu, Afrimi e Iliri u sakrifikuan për liri

03 dhjetor 2018 | 14:38

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka thënë se dëshmorët Hyzri Talla, Afrim Maliqi e Ilir Durmishi janë sakrifikuar për këtë liri, prandaj kujtimi për ta do të jetojë përgjithmonë.

Ai ka thënë se 20-vjetori i rënies së Hyzriut, Afrimit e Ilirit, e gjen Kosovën para një momenti historik për të ardhmen siç është transformimi i FSK-së në ushtri të Kosovës.

“Dëshmorët Hyzri Talla, Afrim Maliqi e Ilir Durmishi u sakrifikuan për këtë liri, prandaj kujtimi për ta do të jetoj përgjithmonë, sepse përgjithmonë do të jetoj liria, pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës. Ky përvjetor i rënies së Hyzriut, Afrimit, Ilirit e shumë bashkëluftëtarëve dëshmorë, na gjen para një momenti historik për shtetin tonë dhe të ardhmen e tij. Gjatë këtij muaji ne përmbyllim transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës. Lavdi të gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

 /Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sezoni vjeshtor në elitën e futbollit të Kosovës ka përfunduar…