Veseli: Investimet në shëndetësi do të rritën

10 korrik 2019 | 10:52

Kardiologjia Invazive në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) është e pajisur me aparaturë moderne dhe e rinovuar tërësisht e gatshme për t’iu përgjigjur të gjitha shqetësimeve të qytetarët që kanë probleme me zemër.

Përurimin e këtij reparti e ka bërë sot kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

Me këtë rast, Veseli ka përshëndetur reformat që po realizohen në sektorin e shëndetësisë.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që të kenë më shumë shpresë dhe besim në institucione, ngase sipas tij, ata do të trajtohet të barabartë në çdo sektorë.

“E përgëzoj drejtorin dhe ministrin kjo tregon kur bëhemi bashkë profesionalizim dhe vullneti politik bëhet gjithçka. Kjo është e jashtëzakonshme, punëtoret i kemi shumë profesion do të ecim përpara tu sigurojmë atyre siguri të drejtë për shërbime. Nëse i kujtojmë milionat e harxhuara kjo është arsyeje që duhet të fokusohemi për përmirësimin e gjendjes”, ka thënë Veseli, duke shtuar se investimet në sektorin e shëndetësisë do të rritën.

“Investimet në shëndeti do të rriten. Do të jemi të barabartë në çdo sektorët jo veç në shëndetësi. Më shumë shpresë ma shumë besim në shtet nuk ka alternativë tjetër”, ka thënë Veseli.

Pas nisjes së shërbimit 24 orësh në Kardiologji Invazive është hequr lista e pritjes për stentim e cila vetëm gjatë vitit 2018 u ka shpëtuar qytetarëve rreth 12 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me…