Veseli: Isa Boletini, model i heroit atdhetar

28 janar 2020 | 17:11

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka përkujtuar heroin kombëtar, Isa Boletini, në 104-vjetorin e vrasjes se tij.

Veseli ka thënë se Isa Boletini është model i heroit atdhetar e vetëmohues.

“Sot mbushen 104 vjet nga vrasja e Isa Boletinit, organizatorit dhe udhëheqësit të lëvizjes për çlirim e bashkim kombëtar. Ai ka qenë një nga figurat më emblematike të Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe fal veprës së tij fitoi respekt e autoritet, jo vetëm anembanë trojeve shqiptare, por edhe në kancelaritë e Fuqive të Mëdha të kohës”.

“Ai është modeli i heroit atdhetar vetëmohues sepse kontributin e tij patriotik e nisi që nga mosha 17-vjeçare, në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për ta vazhduar pa rreshtur deri në momentin kur mbylli sytë. Ne krenohemi me faktin që pas një shekulli mundëm ti kthenim eshtrat e tij që të preheshin në vendlindje dhe që sot varri i tij qëndron simbolikisht në Boletin si roje kufiri për të mbrojtur pacenueshmërinë e territorit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Veseli në “Facebook”.

/Epoka e re/

Sot mbushen 104 vjet nga vrasja e Isa Boletinit, organizatorit dhe udhëheqësit të lëvizjes për çlirim e bashkim…

Gepostet von Kadri Veseli am Dienstag, 28. Januar 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka bërë me dije…