Veseli: Kemi merituar më shumë nga Strategjia e Zgjerimit

06 shkurt 2018 | 12:38

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka treguar se Strategjia e Zgjerimit të BE-së në parim tregon qartë perspektivën evropiane të Kosovës.

Por, në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kosova ka merituar dhe ka pritur më shumë nga kjo strategji. Sipas tij, perspektiva evropiane e Kosovës është e pandalshme.

“Strategjia e Zgjerimit të Bashkimit Evropian në parim tregon qartë perspektivën evropiane të Kosovës. Është lajm i mirë që për herë të parë vendet anëtare të BE-së e pranojnë dhe e trajtojnë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, përfshirë shtetet anëtare të BE-së që nuk na kanë njohur. Kemi merituar dhe kam pritur më shumë, por perspektiva jonë evropiane është e pandalshme. Kosova do të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik, duke përmbushur të gjitha obligimet që ka”, ka shkruar Veseli

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka ironizuar me arsyen e…