Veseli kërkon të miratohet sa më shpejt pakoja për t’i ndihmuar bizneset e gastronomisë dhe turizmit

28 prill 2020 | 13:36

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka qëndruar në Novobërdë për të vizituar disa biznese.

Ai ka thënë së është pamje e trishtueshme kur i shikon lokalet e mbyllura.

“Gjatë këtyre ditëve të bukura të pranverës, është pamje e trishtueshme kur i shikon lokalet të mbyllura, si dhe destinacionet tona turistike si Novobërda të zbrazura, pa gjallërinë e familjeve dhe fëmijëve”.

“Qëndrimi në shtëpi është i domosdoshëm për ta kaluar me sukses pandeminë, mirëpo kjo gjë ka bërë që sektori i shërbimeve turistike të dëmtohet më së shumti. Një pjesë e mirë e qytetarëve tanë që punojnë nëpër kafiteri, bare, restorante e hotele kanë mbetur pa punë gjatë kësaj periudhe”, ka thënë Veseli.

Veseli ka theksuar se pakoja e propozuar nga PDK-ja, do t’u dalë në ndihmë bizneseve të gastronomisë dhe turizmit.

“Në pakon ekonomike që ne kemi propozuar, kemi parashikuar që një pjesë e konsiderueshme e fondit të përdoret për t’i ndihmuar bizneset e gastronomisë dhe turizmit, për ta përballuar këtë emergjencë. Prandaj, është e nevojshme që për hir të interesit të përgjithshëm publik të tejkalohen dallimet partiake, e pakoja të miratohet sa më shpejtë në Kuvendin e Kosovës”, është shprehur Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti…