Veseli: Lajmi për vizat është pozitiv

18 korrik 2018 | 10:24

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas takimit me Frederica Mogherinin, ka bërë me dije se në orën 11:30 do të bëhet publik lajmi për liberalizimin e vizave.

Veseli ka thënë se lajmi për liberalizimin e vizave është pozitiv.

Ai ka thënë se ky është një hap historik për Kosovën.

“Lajm shumë i mirë për qytetarët e Republikës së Kosovës, në orën 11:30 komisionari Avramapolus do të japë lajmin pozitiv rekomandimi është pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë. Ky është hapi i parë, hap historik”, ka thënë Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Delegacioni i Kosovës është takuar në Bruksel me përfaqësuesen e kartë…