Veseli: Me ambasadorin Delawie kemi kaluar bashkë nëpër suksese dhe sfida

18 shtator 2018 | 12:07

Kryetari i Kuvendit i Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Greg Delawie, i cili së shpejti përfundon misionin në vendin tonë.

Pas këtij takimi, Veseli ka thënë se këshillat dhe mbështetja e ambasadorit Greg Delawie na kanë ndihmuar shumë gjatë kohës sa ai shërbeu në Kosovë.

“Kemi kaluar bashkë nëpër suksese dhe sfida. Çdo të arritur, por edhe çdo ngecje, e ka përjetuar si të ishte një qytetar i vendit tonë. Për mua, mbetet një mik i veçantë, të cilit do t’i jam mirënjohës gjithmonë, ashtu sikurse do t’i jemi përherë falënderues për mbështetjen e vazhdueshme Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shumë suksese në të ardhmen, Ambasador!”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë konferencës së…