Veseli: Mocioni është produkt i mosbesimit mes partnerëve të qeverisë

08 prill 2020 | 21:13

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se nuk janë penduar që e kanë votuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Ai ka thënë se janë duke punuar që si opozitë të sjellin një frymë të re politike, ndërsa zhvillimet krerëve qeverisës që nga 6 tetori i vitit të kaluar e deri më sot, i quajti lojëra politike pa autorësinë e PDK-së.

“Nuk është insistim qëndrimi në opozitë, ka qenë rezultat zgjedhor të cilit i përmbahemi. Kontributi ndaj vendit dhe qytetarit mund ta bësh në secilin pozicion në të cilin je. Jemi duke punuar me PDK-në në sjelljen e një fryme të re, njerëzve të ri. Pastaj pjesa tjetër e lojërave politike që janë zhvilluar nga 6 tetori, janë pa autorësinë tonë, pa dëshirën tonë, janë imponim. Ne e votuam mocionin për rrëzimin e Qeverisë dhe nuk jemi penduar fare për këtë. Qeveria për kaq pak ditë rezidente krijoi aq shumë probleme, duke iu dhënë mundësi faktorëve të tjerë jashtë Kosove”, ka deklaruar Limaj.

“Mocionin e mosbesimit, rrëzimi i Qeverisë, është produkt i mosbesimit mes partnerëve të Qeverisë”.

“Kishin filluar me akuza e sulme, me shumë premtime, dhe në momentin e ballafaqimit të problemit të cilat ishin reale, dështuan sepse nuk kishin menduar që sfidat që i ka vendi do të duheshin për t’i tejkaluara”.

“Nuk ishin akuzat tona që e rrëzuan Qeverinë të cilat janë të qëndrueshme. Po flas sepse ata e rrëzuan vetveten. Qeverinë e ndërtuan mbi bazën e principeve, mbi bazën e mashtrimeve”.

“Nuk kishin pasur një projekt që e kishin dertuar vizionin e një partneriteti mes tyre. Nuk kishin pasur skemën, u vonuan edhe me emrat më pas”, ka thënë Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, janë…