Veseli nesër pritet të intervistohet nga Gjykata Speciale

09 dhjetor 2019 | 10:31

Kryetari i Partisë Demokratike (PDK), Kadri Veseli, nesër (e martë) pritet të intervistohet nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs lidhur me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Intervista e Kadri Veselit fillimisht ishte caktuar në fillim të këtij muaji, por më pas ishte shtyrë për 10 dhjetor.

Nga zyra e Veselit ishte thënë se shtyrja e intervistimit ishte bërë për shkaqe teknike. Ndërsa, në një konferencë për media Veseli nuk kishte treguar se a është ftuar në cilësinë e të dyshuarit apo të dëshmitarit.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs janё pjesё e sistemit gjyqёsor tё Kosovёs.

Dhomat pёrkojnë me çdo nivel të sistemit të gjykatave në Kosovë. Ato janë formuar nё bazё tё amendamentit Kushtetues dhe Ligjit tё miratuar nga Kuvendi i Kosovёs pёr gjykimin e pretendimeve të paraqitura nё raportin e Kёshillit tё Evropёs tё vitit 2011, pёr shkelje tё rёnda tё sё drejtёs ndёrkombёtare.

Dhomat janё tё pёrkohshme dhe me mandat e juridiksion tё përcaktuar, konkretisht për krime kundёr njerёzimit, krime lufte dhe krime tё tjera tё përkufizuara nё Ligjin e Kosovёs, tё cilat pretendohet se janё kryer midis 1 janarit 1998 dhe 31 dhjetorit 2000.

Ligji mundёson qё proceset gjyqёsore tё mbahen jashtё Kosovёs. Dhomat e Specializuara e kanё selinё nё Hagё.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë kaluar 13 ditë që kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…