Veseli ngushëllon familjen Ajeti për ndarjen nga jeta të akademik Idriz Ajeti

13 shkurt 2019 | 14:03

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjarët, të afërmit, kolegët dhe bashkëpunëtorët e akademik Idriz Ajeti, i cili ka ndërruar jetë të mërkurën.

Veseli ka thënë se mbrojtja dhe konsolidimi i gjuhës shqipe në trojet tona, lidhen ngushtë me jetën dhe veprën e akademikut Ajetit.

“Themelimi i albanologjisë, ndërtimi i institucioneve tona akademike kosovare, mbrojtja dhe konsolidimi i gjuhës shqipe në trojet tona, lidhen ngushtë me jetën dhe veprën e Akademikut Idriz Ajetit. Me këtë rast ngushëlloj familjarët, të afërmit, kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Themelimi i albanologjisë, ndërtimi i institucioneve tona akademike kosovare, mbrojtja dhe konsolidimi i gjuhës shqipe…

Gepostet von Kadri Veseli am Mittwoch, 13. Februar 2019

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politologu Belul Beqaj ka ftuar liderët institucionalë të Kosovës që…