Veseli për tërmetet në Shqipëri: Jemi të gatshëm t’i mbështesim motrat dhe vëllezërit tanë

21 shtator 2019 | 20:24

Lideri i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Kadri Veseli, ka  shprehur solidaritet të plotë me qytetarët e Shqipërisë të prekur nga tërmetet e sotme.

Ai në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Kosova është e gatshme ta mbështesë Shqipërinë në përballimin e pasojave, me çdo gjë që është e nevojshme.

“Solidarizohem me motrat dhe vëllezërit shqiptarë matanë kufirit, që sot pësuan nga një tërmet i rëndë. Jemi të gatshëm ta mbështesim Shqipërinë në përballimin e pasojave, me çdo gjë që është e nevojshme. Të gjithë të lënduarve ju uroj shërim dhe rikthim sa më të shpejt në familjet e tyre”, ka shkruar Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tërmeti i fuqishëm që ndodhi sot në Shqipëri nuk ka…