Veseli pret Albrightin, e falënderon për gjithçka që ka bërë për Kosovën

12 qershor 2019 | 10:33

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në një takim ish-sekretaren amerikane Madeleine Albright, të cilën e ka falënderuar për gjithçka që ShBA-të kanë bërë për lirinë dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.

Veseli e ka falënderuar Albrightin që sot në 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës ka ardhur në Prishtinë për të festuar bashkë me qytetarët çlirimin e Kosovës.

Albright ka thënë se sot po ndihet si në shtëpinë e saj.

“Faleminderit shumë për pritjen zotëri kryetar. Unë po ndihem sikur në shtëpinë time”, ka thënë Albright.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani përmes një postimi…