Veseli: Prioriteti im si kryeministër, mbështetja e prodhuesve dhe nxitja e hapjes së fabrikave

16 gusht 2019 | 17:29

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka thënë se si kryeministër i ardhshëm do ta ketë prioritet mbështetjen e prodhueseve dhe nxitjen e hapjes së fabrikave anekënd vendit.

Ai ka thënë se këto dy prioritete do të realizohen me luftë të efektshme kundër korrupsionit.

“Në festivalin ‘Hardh Fest’ vizitova stendat e shumë prodhuesve dhe provova produktet e tyre cilësore. Jam i bindur për potencialin e madh të tyre për t’u zgjeruar, nëse marrin përkrahjen e duhur nga shteti dhe luftohet korrupsioni. Rritja e prodhimit vendor kontribuon në uljen e çmimeve për konsumatorët, duke ulur koston jetësore dhe përmirësuar mirëqenien e qytetarëve tanë. Prioriteti im si kryeministër është mbështetja e prodhuesve dhe nxitja e hapjes së fabrikave anekënd Kosovës, duke shtuar prodhimin tonë dhe hapur vende të reja pune, që rinia mos të largohet nga vendi. Me luftën e efektshme kundër korrupsionit të gjitha do të realizohen”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 7 people, people smiling, people standing and outdoorImage may contain: 8 people, people smiling, people standingImage may contain: 11 people, people smiling, people standing, sky and outdoorImage may contain: 7 people, people smiling, people standing, wedding and outdoorImage may contain: 3 people, people sitting and food

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Platforma televizive Artmotion çdo ditë e më shumë po pasurohet…