Veseli: Prishtina shumë shpejt do ta ketë shtatoren e Adem Jasharit

12 qershor 2020 | 16:50

Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës ka organizuar një tubim në Prishtinë me rastin e 21-vjetorit të çlirimit të vendit.

Në këtë tubim ka marrë pjesë, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i cili ka thënë se falë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe ndihmës se aleatëve perëndimorë sot Kosova është e lirë edhe e pavarur.

“Kosova nuk ju harron kurrë”, ka thënë Veseli, duke shtruar se janë krenarë që i takojnë epokës së UÇK-së, raporton “Epoka e re”.

Në këtë kontekst, Veseli ka falënderuar ShBA-të dhe shtetet anëtare të NATO-s për kontributin e tyre për çlirimin e Kosovës.

Më tutje, Veseli ka bërë me dije se kryeqyteti i Kosovës shumë shpejt do ta ketë shtatoren e komandantit legjendar Adem Jashari.

Veseli në fjalën e tij ka ftuar rinë që të punojnë bashkërisht për ta forcuar shtetin e Kosovës.

Publiée par Kadri Veseli sur Vendredi 12 juin 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtunën (nesër) rifillon gara edhe në Superligën e Kosovës…