Veseli: Sakrifica e familjes Jashari, shembull unik në botë

05 mars 2018 | 10:45

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Vesli, ka thënë se sakrifica e Adem Jasharit dhe familjes së tij është rast unik në historinë e njerëzimit.

Në fjalën e tij, me rastin e 20-vjetorit të Epopesë së UÇK-së në seancën solemne të Kuvendit, Veseli ka thënë se sakrifica e Adem Jasharit dhe Familjes së tij është rast unik në historinë e njerëzimit.

“Ngjarjet e 5, 6 e 7 marsit të vitit 1998 në Prekaz nxorën para gjithë botës të vërtetën e madhe të Kosovës: Në njërën anë,  regjimin e egër serb të gatshëm për çdo lloj terrori, vetëm që të mbajnë nën sundim Kosovën. E në anën tjetër, popullin e saj, që kishte vendosur t’i jepte fund njëherë e përgjithmonë robërisë”, ka thënë Veseli.

Ai ka theksuar se Adem Jashari besonte se ëndrra për liri ishte më e fortë se terrori. “Dhe, historia i dha të drejtë atij. Atë ditë, në Prekaz nisi fillimi i fundit të Serbisë në Kosovë. Ëndrra e Adem Jasharit dhe mijëra dëshmorëve të Kosovës u bë realitet”, është shprehur Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e vitit jubilar, 20-vjetorit të rënies heroike të…