Veseli: Serbia ta pranojë realitetin, Kosova është shtet

21 shkurt 15:19

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka deklaruar se Kosova do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian dhe se qytetarët duhet të lëvizin lirshëm drejt vendeve të BE-së.

Në këtë kontekst, Veseli ka thënë se Serbia duhet ta njohë realitetin në Kosovë.

“Do të kryejmë të gjitha obligimet që janë në rrugëtimin tonë drejt BE-së. Do ta kryejmë dhe obligimin e fuqizimin e shtetësisë sonë, përveç ratifikimit të marrëveshjes për kufijtë tani me Malin e Zi, presim të shkojmë dhe më tutje dhe shpejt dhe me Republikën e Serbisë ta kryejmë çështjen e kufirit dhe të njëjtën kohë Republika e Serbisë ta pranojë realitetin – shtet i pavarur e sovran Republikën e Kosovës”, ka thënë Veseli me rastin e përmbylljes për “Projektin e binjakëzimit në mbështetje të Kuvendit të Kosovës” nga Zyra e BE-së në Kosovë në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka vizituar…