Veseli: Skënderbeu na frymëzoi sa herë ishim në rrezik

17 janar 2020 | 14:52

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka përkujtuar heroin kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu me rastin e 552-vjetorit të vdekjes së tij.

Veseli ka thënë se Skënderbeu ka frymëzuar shqiptarët sa herë që populli ynë ka qenë në rrezik.

“Ndjesia për dinjitetin, për lirinë, për rezistencën për tokën, nuk ka shembull më të fuqishëm në historinë shqiptare se në figurën dhe shembullin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Këtë ndjesi e gjejmë gjatë gjithë historisë shqiptare kur u desh t’i dilet zot popullit dhe tokës. Ky shembull trimërie dhe kjo trashëgimi që na e la Kastrioti ka frymëzuar shumë të tjerë sa herë që populli ynë ishte në gjendje rreziku. E gjejmë në figurën dhe flijimin e Adem Demaçit, në flijimin e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, dhe si një kurorëzim rreth idesë së popullit e tokës e gjejmë në shembullin historik të UÇK-së. Ishte kjo ndjesi që sot krijoi kushte lirie, perspektivë dhe vizion. Një shoqëri e krijuar mbi këtë fundament me siguri që ka të ardhme”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fotografia e Kadri Veseli

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Vlorës ka ndaluar një grup relativisht të madh…