
Veseli takohet me drejtueset e Shoqatës së Grave të Dëshmorëve: PDK-ja do të jetë përherë shtëpia e tyre
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka pritur në takim udhëheqëset e Shoqatës së Grave të Dëshmorëve.
Me këtë rast, Veseli ka theksuar se PDK-ja do të jetë përherë shtëpia e tyre.
“Sot në zyrë prita udhëheqëset e Shoqatës së Grave të Dëshmorëve, e themeluar së fundi nga bashkëshortet e dëshmorëve, Selver Maqkaj, Bedrush Gashit dhe Skender Latifit. Më gëzoi fakti, që këto zonja të hekurta, me gjithë sfidat e vështira të jetës këto njëzet vite, kanë vendosur të bëhen bashkë për t’i përfaqësuar e mbrojtur e promovuar interesat e kësaj kategorie të ndjeshme të shoqërisë sonë. Premtova mbështetje dhe i sigurova se PDK-ja do të jetë përherë shtëpia e tyre, sepse e ka për obligim që t’iu dal në ndihmë familjeve që dhanë më të dashurit e tyre për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.