Veseli takoi ambasadorët e vendeve të Quintit, flasin për agjendën e Kuvendit

16 janar 16:31

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot, në takime të ndara, ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Francës, Italisë, Britanisë së Madhe, si dhe shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Kryeparlamentari Veseli ka diskutuar me ambasadorët e Quintit për agjendën e Kuvendit të Kosovës për këtë vit, si dhe për proceset me interes nacional, në veçanti për integrimet euroatlantike të vendit.
Veseli i ka falënderuar ambasadorët për mbështetjen që shtetet e tyre i kanë dhënë dhe po i japin Republikës së Kosovës.

Kryeparlamentari Veseli edhe një herë ka shprehur qëndrimin e tij se për procese të rëndësishme për vendin, shteti i Kosovës do të ketë koordinim të plotë me partnerët perëndimorë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë derisa ende nuk…