Veseli takon presidentin e Sllovenisë

13 shkurt 2018 | 10:10

Kryetari i Kuvendit, Kadri Vesel, ka pritur sot në takim presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.

Pas këtij takimi, nuk ka pasur deklarata për media.

Në ndërkohë, presidenti slloven do t’i adresohet deputetëve në një seancë solemne të Kuvendit të Kosovës.

Pahor një ditë më parë pas takimit që pati me homologun e tij, Hashim Thaçi tha se Kosova duhet ta ratifikojë marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi dhe të zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Kreu i shtetit slloven sot do të takojë edhe kryeministrin, Ramush Haradinaj. As në këtë takim nuk do të ketë deklarime për media.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albin Tahiri ka debutuar në Lojërat Olimpike Dimërore “PyeongChang 2018”.…