Veseli uron Pavarësinë: Zoti e ndihmoftë Kosovën dhe njerëzit e saj të mirë
18 shkurt 2026
| 15:02
Kadri Veseli ka përfunduar fjalën e fundit në gjyqin e Hagës.
Ai ka uruar Pavarësinë e Kosovës dhe ka përshëndetur përzemërsisht qytetarët e vendit.
“Urime Pavarësia, ta gëzoni qytetarë të Republikës së Kosovës lirinë, zoti e ndihmoftë Kosovën dhe njerëzit e saj të mirë”, ka thënë Veseli.
Në fund, ai ka bërë një përshëndetje të veçantë për familjen e tij dhe mbrojtësit e tij.



