Veseli: Vendimi i Kushtetueses, i pritur dhe i drejtë

29 maj 2020 | 12:22

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit Thaçi ka qenë i pritur, i cili sipas tij në bazën e tij ka vitin 2014

Ai ka thënë se refuzimi i Lëvizjes Vetëvendosje për ta dërguar te presidenti i vendit, për herë të dytë, emrin e mandatarit për kryeministër, ka imponuar këtë vendim të drejtë të Gjykatës Kushtetuese.

“Një vendim i pritur nga Gjykata Kushtetuese, i cili në bazë ka vitin 2014 kur VLAN tentoi ta deformonte vullnetin qytetar. Refuzimi i LV-së për ta dërguar te presidenti i vendit, për herë të dytë, emrin e mandatarit për Kryeministër, ka imponuar këtë vendim të drejtë të Gjykatës Kushtetuese. LV tashmë është brenda skenarit të saj të paramenduar. Dëshiroi ta evitonte mundësinë për të qeverisur, me shpresë se do të përfitonte më shumë duke manipuluar me emocionin qytetar. Tani, demokracia e Kosovës është në momente vendimtare, ashtu siç është edhe e ardhmja e shtetit”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, e…