Veseli viziton babain e presidentit Thaçi

29 shtator 2018 | 10:48

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka vizituar babain e presidentit Hashim Thaçi në fshatin Burojë e Skënderajt.

Kryeparlamentari Veseli ka vlerësuar lart kontributin e babait të presidentit Thaçi.

“Për një kafe në konakun e Bacës Haxhi në Burojë. Një ditë kur do të shkruhet historia e vërtetë e lirisë së Kosovës, ky konak do të jetë faqe e ndritur e saj”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valentina Alijaj, asamblistja nga radhët e NIsmës Socialdemokrate në Komunën…